FAQJA E PARE KRYESORE Grumbullohet kombëtarja U18, pjesë e saj edhe një futbollist i Akademisë Vllaznia

Grumbullohet kombëtarja U18, pjesë e saj edhe një futbollist i Akademisë Vllaznia

1552

Shqipëria U-18 e drejtuar nga trajneri Nevil Dede ka filluar grumbullimin për dy ndeshjet miqësore me Maqedoninë e Veriut, që do të zhvillohen në datë 23 dhe 25 Prill në stadiumin “Sopoti” të Librazhdit.

Pjesë e këtij grumbullimi janë plot 25 lojtarë të cilët do të vëzhgohen me kujdes nga trajneri Dede në këto dy ndeshjet për të evidentuar elementët më cilësorë të datëlindjes 2002 që përbëjnë dhe bazën e këtij grupi.

Pjese e ketij grumbullimi eshte edhe futbollisti i Akademise Vllaznia, mesfushori Gledjan Pusi i cili ka spikatur me paraqitjet e tij me ekipin U17 gjate kampionatit aktual dhe per rrjedhoje, ftesa ne kete kombetare eshte mese e merituar per te

Ndeshja e parë miqësore zhvillohet nesër në orën 16:00. Ja lista e lojtarëve të grumbulluar: