Vitet kalojne dhe padyshim qe mosha ben punen e vet. Megjithate kur i sheh ne fushen e lojes, nuk konstaton ndonje ndryshim te madh. Jane serish te njejtet si shume vite me pare qe luajne plot pasion per Vllaznine, por tashme me ndryshimin e vetem sepse po fitojne edhe trofe.

E kemi fjalen per disa prej volejbollisteve te Vllaznise te cilet e kane filluar kete sport 16-17 vjeç dhe sot qe i kane kaluar te 30-tat jane serish ne parket çdo dite sebashku, me deshira dhe objektiva te reja.

Nikolin Qafarena, Renato Kola, Endri Juknik, Ardit Taflaj, Atrid Miloti prej 15 vitesh konkribuojne sebashku dhe jane nje pike shume e forte e Vllaznise. Ajo edhe sivjet pretendon titullin kampion dhe kapiteni Qafarena duke folur ne lidhje me pretendimet e ketij ekipi ne kete sezon, thote:

“Po shkojme drejt nje fundi te suksesshem besoj edhe kete sezon. Me plot bindje mund te them se e meritojme titullin kampion. Jemi nje grup lojtaresh qe e kemi nisur volejbollin te gjithe sebashku 15 vjet me pare dhe vazhdojme te luajme serish bashke. Eksperienca qe kemi fituar, egoja por edhe ambicja qe kemi per te fituar serish, na motivojne edhe me shume per te dale perseri kampion”.

Ky grup lojtaresh, kuptohet duke i bashkangjitur edhe Rrashketen, Gjoklajn, Lloshin, Drinazin, Preken, Talajn apo dhe malazezein Medenica, nen drejtimin e trajnereve Kraja e Ademi, synojne titullin e dyte kampion ne historine e Vllaznise.

Por ne fakt, per kapitenin Nikolin Qafarena ky do te ishte titulli i trete rradhazi dhe ai eshte i bindur se mund t’ia dalin. “Shumica e ekipit aktual e ka provuar shijen e titullit kampion dy vjet me pare, por nderkohe per mua do te ishte titulli i trete rradhazi sepse kam dale edhe sezonin e kaluar kampion ne Kosove. Jam i bindur se mund t’ia dalim serish. Me pare duhet te kalojme Tiranen duke e mundur edhe ne gjysmefinalen e dyte dhe pastaj te mendojme per finalet”.
Gjergj KOLA