Per boksieret shkodrane vjen nje tjeter nate magjike. Dhe ajo çka eshte me interesantja, ajo do te zhvillohet kete here ne Frankfurt te Gjermanise. Kjo mundesuar nga vellezerit shkodrane Ndou dhe firma e tyre LCF Elektro.

Gjithçka do te ndodhe mbremjen e se shtunes ku ne ring do te ngjiten 5 boksiere shkodrane. Duke filluar nga Elsidita Selaj, per te vazhduar me Senad Drinin, Geljan Rajkun, Arjon Kajoshin dhe Nelson Hysen.

Atyre do t’u bashkohen ne kete mbremje edhe boksieri vlonjat Rexhildo Zeneli qe do te ndeshet me kundershtarin e tij Aleik si dhe tiranasi Barmeta qe do te ndeshet me Karasev. Njekohesisht do te kete edhe nje ndeshje ne mes dy te huajve, Ismaili dhe Octavian.

Ne kete menyre, keto do te jene tete ndeshjet e kesaj mbremje te emertuar “Fists of fire” (Grushta zjarri). Kujtojme qe gjate kesaj mbremje, boksieret Arjon Kajoshi dhe Geljan Rajku do te jene ne ring per te luftuar per dy tituj te rendesishem te Federates WBF.
Gjergj KOLA