Guardia di Finanza në Itali ka mbërritur në selinë e Juventus. Hetimi financiar në vendin fqinj ka dyshime se bardhezinjtë kanë ndryshuar fitimet për tre sezonet e fundit, teksa shumat dhe të ardhurat janë nën hetim.

Gjithçka lidhet me tregun e transferimeve në tre sezone, 2018-19, 2019-20, 2020-21. Sipas informacioneve në mediet italiane, presidenti Agnelli, Nedved dhe Paratici (ish-drejtori sportiv) janë nën hetim pas bilanceve të gjetura dhe dyshimit për “kontabilitet të rremë”.

Në listën e 42 lëvizjeve të dyshimta janë edhe dy futbollistët shqiptarë. Giacomo Vrioni u ble nga Zonja për 3.88 milionë euro nga Sampdoria në 2020, teksa tani është në huazim te Tirol në Austri. Gjithashtu edhe Albian Hajdari që luan me të rinjtë e Juves u ble nga bardhezinjtë te Basel për 4.38 milionë euro.

Fitimet kapitale të Zonjës në merkatot e fundit lidhen me 42 transferime, teksa mes tyre janë edhe lëvizjet e Pjanic, Danilo, Cancelo apo Arthur. Për këto transferime ka dyshime se janë kryer bilance fiktive, me Hetimin që do hedhë dritë më shumë për këtë çështje./newsport/