Largimi i Edon Hasanit nga skuadra e Vllaznisë për t’iu bashkuar Sepahan-it në Iran, shkaktoi jo pak zhurmë. Mesfushori la ekipin shkodran pas 5 muajsh dhe vendosi të falte të gjitha borxhet e prapambetura vetëm për të firmosur me iranianët.Ai nënshkroi marrëveshjen me Sepahan-in dhe është futbollisti më i ri i kubit iranian, por ende nuk i është bashkuar ekipit në stërvitje. Burime të besueshme të Eduasportin.com bëjnë me dije se 25-vjeçari ende nuk ka zhvilluar seancën e plotë me grupin e lojtarëve.

Ai vazhdon me rikuperimin e tij, pasi u largua i dëmtuar nga Shqipëria. Mesfushori do të qëndrojë edhe 3-4 ditë jashtë grupit dhe më pas do të jetë në dispozicion të trajnerit kroat, Zlatko Kranjcar. Ekipi i Sepahan-it po kalon momente të vështira në kampionat, pasi pas 18 ndeshjes, ndodhet në vendin e 12-të me 20 pikë. /EDS/