Me rastin e festave të fundvitit, në Shkodër do të organizohet një turne shumë interesant në sportin e hendbollit. Pikërisht më datën 17 dhjetor, në orën 15.00 në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” do të jenë katër ekipe që do të konkurrojnë me njëri- tjetrin për të fituar kupën e turneut hendbollistik “Shkodra 2017”. Turne ky që zhvillohet me rastin e festave të fundvitit, nga Sportklub Vllaznia dhe me mbështetjen e Bashkisë Shkodër.

Një turne i tillë zhvillohet edhe në kuadrin e organizimeve të bëra nën moton “Shkodra N’Festë” pikërisht në prag të festave të fundvitit. Në turneun e hendbollit përveç ekipit të Vllaznisë do të marrin pjesë edhe ekipet e Prizrenit, Ulqinit dhe ai i Kastriotit të Ferizajt. Një turne vërtetë interesant teksa do të bashkojë shqiptarët e tre trevave, ato të Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi.
© shkodrasport.com