Vllaznia e drejtuar nga trajneri Artan Durraj është shpallur fituese e Kupës “Pavaresia”. Aktiviteti në fjale u zhvillua pasditen e së dielës në Kompleksin Sportv “Lici” dhe në të kanë marrë pjesë katër ekipet më të mira të vendit.

Në bazë të shortit, ekipi shkodran në gjysmëfinale është ndeshur me ekipin e Cërrikut ndaj të cilit nuk e ka patur shumë të vështirë të fitojë. Madje e ka mundur atë në shifrat e thella 25-9. Me këtë fitore, kuqeblutë fituan të drejtën për të kaluar në finale ku u ndeshën me ekipin kampion në fuqi, atë të Elbasanit.

Ndeshja ka qenë shumë e fortë megjithatë hendbollistët shkodranë janë treguar më të saktë dhe kanë arritur të fitojnë me rezultatin 22-17 dhe kësisoj janë shpallur fitues të kupës.

Një sukses i merituar ky i Vllaznisë e cila në këto 2-3 vitet e fundit e ka rritur shumë nivelin dhe tashmë duket se ka ardhur koha për të fituar trofe.

Nëse vitin e kaluar u rendit në vendin e dytë në kampionat, edhe pas fitores së sotme të kupës “Pavarësia”, tashmë oreksi është shtuar dhe në kampionatin e sivjetëm me siguri që objektivi do të jetë fitimi i titullit kampion
© shkodrasport.com