Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar klubet se në fundjavë do të zhvillohen dy ndeshjet e turit paraeliminator të Kupë së Shqipërisë, fitueset e të cilave do të përfundojnë në grupet A dhe B për ndarjen sipas skemës së zakonshme.

Sikur të mos mjaftonte kjo, Kupa është bërë shpesh pjesë e marrëveshjeve mes klubeve të Superiores në çerekfinale apo gjysmëfinale, duke krijuar aleanca apo toleruar dukshëm.

Turi paraeliminator do të luhet të dielën në orën 16:00 kur çifti që do të caktojë skuadrën e Grupit A do të jetë Vora-Veleçiku, ndërsa ai në Grupin B është Elbasani-Orikumi.

Elbasani është një nga fituesit e këtij turneu, pasi ka bërë të vetën Kupën e Shqipërisë në vitet 1975 dhe 1992. /vipsport/

TURI PARAELIMINATOR
Grupi A
Vora-Veleçiku

Grupi B
Elbasani-Orikumi