Xhuliano Skuka ka qenë heroi i Dinamos në derbin e sotëm në Kupë. Sulmuesi fitoi penallti e më pas tundi vetë rrjetën, duke u bërë protagonisti direkt i suksesit 2-0 të bluve.

Pas sfidës ai e cilësoi këtë një moment të veçantë, por theksoi për kamerat e “SuperSport” se kishte ruajtur një gol edhe për kampionat nëse i jepej mundësia.

“Është një ndjesi shumë e madhe, shumë e mirë sepse është një fanellë shumë e rëndë. Për mua që vij nga poshtë, po ashtu jam gati në çdo ndeshje të luaj dhe të jap maksimumin.

Në qendër apo në krah? Ku ta vendosë trajneri do të luaj, edhe në portë nëse do të jem do të jap maksimumin.

Derbi në kampionat? Dy ndeshje nuk janë asnjëherë njësoj, por do të punojmë, do të japim maksimumin. Shpresoj që të luaj në kampionat dhe nëse luaj, e kam rezervuar edhe një gol. Kam dhënë 200%.

Kush është kundërshtar më i fortë? Aty-aty janë të gjitha, nuk mund të veçoj asnjë ekip, janë të gjithë të fortë dhe janë aty-aty”, tha Skuka.