Tani nuk është më sekret që Bayern Munich kërkon të marrë shërbimet e mbrojtësit të krahut të djathtë që luan te Napoli, Elseid Hysajt.

Futbollisti i Kombëtares Shqiptare, është vëzhguar në ndeshjet e fundit nga përfaqësuesit e skuadrës gjermane dhe flitet se bisedimet kanë nisur.

Napoli kërkon deri në 60 milion euro për të lënë të lirë 24-vjeçarin dhe një shifër e tillë nuk është problem që të paguhet nga bavarezët.

Por, sipas mediave italiane, Bayerni po mendon një zgjidhje alternativa që të mos shpenzojë një shifër kaq të madhe për lojtarin.

Në lojë mund të futet edhe Rafinha, mbrojtësi brazilian që luan në të njëjtin pozicion si Hysaj.

32-vjeçari është në përfundim të kontratës me klubin gjerman dhe nuk është në planet e klubit për të ardhmen.

Por, Bayerni kërkon të përfitojë dhe ta përdorë në bisedimet për afrimin e Hysajt në skuadër.

Dhe një lojtar si Rafinha nuk mund të refuzohet nga skuadra italiane, për më tepër që braziliani e njeh mirë Seria A, pasi ka luajtur edhe n ëtë kaluarën aty.

Por, përveç Rafinhas që do të jetë në tavolinën e bisedimeve Bayerni duhet të paguajë edhe një shifër prej 30 milion eurosh.

Në fakt kjo është oferta e parë që drejtuesit gjermanë do të vënë në tavolinën e Napolit dhe më pas do të shihet se si do të ecin bisedimet.

Italianët do të synojnë që të fitojnë sa më shumë nga lojtari i tyre, por për momentin janë vendosur që të ndërpresin të gjitha tratativat e merkato.

Një masë e tillë është marrë për të mos shpërqendruar lojtarët, kur skuadra po rivalizon për të fituar titullin kampion në Itali dhe gara me Juventusin është bërë e ashpër.

Diferenca mes napolitanëve dhe bardhezinjve në tabelën e klasifikimit të Seria A është ngushtuar në katër pikë, pas rezultateve ndeshjeve të ndeshje. /EDS/