Trajneri i ri i Vllaznise Hysen Dedja duket shume entuziast per aventuren e tij te trete ne krye te kesaj skuadre. Ne prononcimin e tij per mediat ai eshte shprehur se kuqeblute nuk do ta diskutojne mbijetesen.

“Duke e ndjekur Vllazninë nga larg, mendoj se është një skuadër që ka brumë. Nuk i di problemet e mëparshme që sollën largimin e trajnerit Mirsad Jonuz.

Në takimin e parë që do të kem me lojtarët, dua t’ua bëj të qartë se objektivat do të jenë madhorë, siç i ka pasur klubi në fillim të sezonit. “Play out”-in të mos e mendojnë, do shohim mesin e tabelës dhe, pse jo, Kupat e Europës.

Nuk mund ta quaj te zeze periudhen aktuale te skuadres. Nëse do të flisja para pak vitesh, Vllaznia edhe mund të kishte vite të zeza. Por jo sot, po ta shikosh ka 38 pikë të grumbulluara dhe janë edhe 24 pikë në lojë. Gjithë këtë mesele që ndodhi prej pandemisë, mund ta kthejmë në favorin tonë.

Unë mendoj se Vllaznia edhe të mos marrë pjesë në Europë, është në shinat e duhura. Ka pasur një drejtim të mirë prej ish-trajnerit, ndaj është edhe përgjegjësi tani për mua që të vazhdoj atje ku e la ai. Skuadra ka prodhuar futboll. Nuk është si në momentet kur ra nga kategoria.

Jam shkodran dhe po deklaroj këtu pa kaluar edhe modestinë, unë do të drejtoja edhe pa lekë Vllaznine nese do te ishte e nevojshme”-eshte shprehur Dedja.