Pas aksidentit të tmerrshëm të ndodhur dy ditë më parë prapa Piramidës, në qendër të Tiranës, është ndarë nga jeta Martin Nika, ish-kampion boksi.

Aksidenti ka rezultuar fatal për 50-vjeçarin i cili nuk mundi t’iu shpëtonte plagave të marra nga aksidenti i ndodhur.

Ndarja nga jeta e ish-kampionit të boksit ka shokuar familjarët, miqtë dhe opinionin publik, kjo për shkak të largimit nga kjo botë në mënyrë të parakoshme.

Kujtojmë që Martin Gjek Nika lindi më 1.1.1968 në Shkodër. Ndoqi arsimin e lartë në Akademinë e Edukimit Fizik dhe Sporteve “Vojo Kushi”, në specialitetin për sportet ndeshës e kalitëse, diplomuar më 2004.

Më 15.09.1996 doli fitues i vendit të parë në peshën 91 kg në Kampionatin 22 Kombëtar të Boksit për të rritur. Më 6.9.1998 ka fituar vendin e parë në peshën 91 kg në Kampionatin Kombëtar të Boksit për të rritur.

/NEWSPORT.AL/