Kukësi prej ditësh është në pritje të ardhjes së sulmesit brazilian Vitor Feijao. 26 vjeçari i cili u bashkua me verilindorët në sezonin 2021-2022, kaloi në formë huazimi te ekipi i Shakhtar Soligorsk.

Tashmë që huazimi i tij ka përfunduar sulmuesi pritet të bashkohet me ekipin. Gjasat që kjo të ndodhë janë të vogla pasi, lojtari nuk është bashkuar në stërvitje me ekipin dhe nuk shihet asnjë “gjurmë” nga ai.

Kukësi nuk shihet të ketë në plane sulmuesin 26 vjeçar dhe për rrjedhojë shumë shpejt mund të ketë një shkëputje të marrëveshjes së dy palëve, mbetet për t’u parë në vijim.

Kujtojme qe Vitor Feijao luajti ne te njejten skuader me ish- futbollistin e Vllaznise Ardit Krymi dhe te dy sebashku kontribuan ne shpalljen kampion te ekipit Shakhtar Soligorsk. Ky i fundit, nuk ka shprehur mesa duket interes per te blere kartonin e ketij futbollisti dhe e ka lene te lire.