Redon Xhixha është e sigurt që këtë merkato janari do të largohet nga Tirana. Lajmi konfirmohet edhe nga brenda klubit. Për momentin nuk zbulohen skuadrat ku mund të firmosë Xhixha, ndërsa burime pranë lojtarit bëjnë me dije se fjalë ka sa të duash, por asnjë skuadër konkrete.
Nga ana tjetër, një mundësi mbetet Ukraina. Vorskla është një opsion ku Xhixha mund të gjejë edhe Seferin. Gjithsesi, lojtari kërkon një skuadër më të mirë në Europë, por mund të ndodhë që mes Xhixhës, Tiranës dhe Vorsklës mund të ndërhyjë edhe Toli.
i cili mund të kthehet te klubi Tirana këtë janar. Gjithsesi, të shohim. Fakt është që Redon Xhixha është një nga lojtarët më të kërkuar në këtë merkato janari.
Nderkohe Regi Lushkja është zyrtarisht një futbollist i Tiranës. Klubi bardheblu ka prezantuar mesfushorin e kavajas, i cili rikthehet pas një viti në Superiore, pas aventurës në Moldavi me Sherif Tiraspolin.
Ai ishte edhe në orbitën e Partizanit, por duket se Tirana e ka fituar këtë derbi në merkato dhe ka firmosur me ish-yllin e Lacit.