Partizani dhe Vllaznia do të zbresin në fushën e lojës ditën e sotme në orën 16:00. Të kuqtë vijnë në këtë takim me dy mungesa të rëndësishme, si Matondo dhe Da Silva.
Braziliani dhe pse gjatë fazës së pushime u mundua shumë që të rikuperohej në kohë nuk ia doli dot. Ndërsa Matondo pas një problemi personal në Kongo, lojtari nuk ka arritur të jetë i gatshëm, pasi dhe stërvitja e tij nuk ka qenë e plotë duke mos arritur kontigjentin e duhur.
Vllaznia në këtë takim vjen përsëri me mungesa të shumta ashtu dhe siç e mbylli vitin 2022. Mirel Josa me shumë gjasë do të hedh në fushë nga minuta e parë të njëjtin formacion si ndaj Teutës, pasi Shehi ka arritur të rikuperohet ndërsa Latifi, Juriç dhe Bulatoviç janë mungesa të mëdha.
Takimi do te startoje ne oren 16.00 dhe do te transmetohet nga platforma “Oversport”. Padyshim qe vemendja e gjithe opinionit sportiv do te jete e perqendruar tek kjo ndeshje e cila mund te vendose jo pak gjera si per Partizanin, por sidomos per Vllaznine dhe te ardhmen e saj.