Ndeshja qe do te luhet pasditen e sotme ne stadiumin “Partizani” duke filluar nga ora 16.00 ne mes Partizanit dhe Vllaznise, eshte me e rendesishmja e javes se 16-te te “Abissnet Superiore”.

Por nderkohe, “Shkodra Sport” meson se sektori i Arbitrimit prane Federates Shqiptare te Futbollit nuk ia ka besuar drejtimin e saj ndonje arbitri qe mban stemen e FIFA-s si kryesor, por pikerisht Kreshnik Barjamajt qe se fundi ka marre stemen e FIFA-s si arbiter i sistemit VAR.

Ai do te vendose drejtesi ne kete takim, nderkohe qe asistente te tij do te jene Dojando Myftari po i kolegjiumit te Tiranes dhe korçari Gerald Cenolli, ndersa arbiter i katert eshte Daniel Vrapo po nga kryeqyteti.

Ne sistemin VAR nderkohe eshte caktuar te jete durrsaku Florjan Lata ndersa ne AVAR Dorjan Matelaj nga Tropoja. Vezhgues i arbitrave i ketij takimi eshte perzgjedhur lezhjani Prek Pjetrushi ndersa delegat i Federates do te jete Alban Tafaj.

Padyshim qe kjo ndeshje do te kerkohet te fitohet nga te dy skuadrat sepse eshte shume e rendesishme per ecurine e metejshme ne kampionat dhe sigurisht qe shkodranet presin edhe nje arbitrim korrekt./SHKODRA-SPORT.COM/