Abissnet Superiore” është rikthyer për të luajtur ndeshjet e para të vitit 2023 me javën e 16-të, ku do të luhen tre përballje interesante.

Në orën 13:00, Laçi pret në shtëpi Tiranën në një duel që luhet për objektiva të ndryshëm. Kurbinasit do të kërkojnë që të afrohen më shumë me zonën europiane, ndërsa kampionët në fuqi duan që t’i afrohen Partizanit në krye.

Po në këtë orë, në Ballsh, Bylisi pret Kukësin në një duel mbijetese, me të dyja skuadrat që kërkojnë vetëm tre pikët për t’u arratisur nga zona e “ftohtë”.

Në orën 16:00, Partizani pret Vllazninë në stadiumin “Partizani”, në supersfidën e kësaj jave. Të kuqtë duan të shkëputen akoma dhe më shumë në krye duke shpresuar dhe për një rezultat negative të Tiranës ndaj Laçit. Nga ana tjetër, shkodranët kërkojnë të qëndrojnë ende në garën për titull, i cili vazhdon të jetë objektiv kryesor për ta.

NDESHJET:

LAÇI – TIRANA 13:00

BYLIS – KUKËSI 13:00

PARTIZANI – VLLAZNIA 16:00