HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREI mungojnë minutat te Erzeni, Rojas kërkohet nga ekipet e tjera të...

I mungojnë minutat te Erzeni, Rojas kërkohet nga ekipet e tjera të Superiores dhe në Kosovë

Një tjetër lojtar pritet të largohet nga Erzeni në merkaton e janarit. Agustin Rojas me shumë gjasa do të përshëndetet me shijakasit.

Argjentinasi kërkon më shumë minuta në gjysmën e sezonit të dytë dhe në këto kushte pritet të ndajë rrugën me drejtuesit e Erzenit.

Sipas “Futbolli në Shqipëri” për 24-vjeçarin ka oferta nga skuadra të tjera të Superiores dhe në Kosovë, me lojtarin që po shqyrton të gjitha alternativat.

Kujtojmë se Rojas në Shijak ka mbërritur në merkaton e verës. Më fanelën e Erzenit ia ka dalë të luajë në 7 ndeshje, ku ka dhuruar edhe dy asiste. Mbetet të shihet nëse do të mbetet në Superiore apo mesfushori me tipare sulmuese do të kalojë në një kampionat tjetër.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments