Dinamo ditën e sotme ka luajtur një ndeshje miqësore me skuadrën e Kombëtares U 19-të dhe ka arritur të fitojë me rezultatin e thellë 3-0. Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, blutë bëjnë me dije rezultatin, por gjithashtu japin edhe një njoftim shumë të rëndësishëm për tifozët. Dinamo do të rikthehet së shpejti aty ku e ka vendin, mes skuadrave të elitës.

Padyshim që një skuadër e tillë i mungon shumë kampionatit, sepse ata e kanë fituar 18 herë Superioren dhe fanella e tyre është shumë e rëndë për çdo kundërshtar.

“Dinamo fitoi 3-0 miqësoren ndaj kombëtares së 19-vjeçarëve ditën e sotme.
Ndeshja u vendos nga golat e Çemës, Vrapit e Topallit ndërsa vlen për tu theksuar loja e ekipit Blu!
Ekipi i drejtuar nga Allmuça po i drejtohet çdo herë e më tepër lojës së bukur, ashtu siç është njohur historikisht skuadra Dinamovite! Aksione të rrjedhshme e raste pafund, ku rezultati i sotëm mund të ishte akoma edhe më i thellë.

Ekipi vazhdon përgatitoren për të qenë gati në vazhdim të kampionatit, i cili do të jetë i luftuar deri në fund. Diçka është e sigurt, shumë shpejt do të kthehemi aty ku na takon”!