Këtë fundjavë do të rikthehet Kupa e Shqipërisë për moshat U-19 dhe U-17. FSHF ka bërë të ditur oraret dhe datat e takimeve. Në këtë Kupë marrin pjesë 16 skuadra për secilën moshë duke u përzgjedhur në këtë mënyrë: 8 skuadra e renditura më mirë në Grupin A dhe 8 skuadrat e renditura më mirë në Grupin B. E njëjta proçedurë vlen për të dyja moshat.

Sfida qe spikat eshte ajo e 19 vjeçarve ne mes Vllaznise dhe Partizanit. Nderkohe per 17 vjeçaret Vllaznia do te ndeshet me Internacional. Më poshtë tabelat me çiftet, datat dhe oraret:

Kupa e Shqipërisë për moshat do të zhvillohet gjatë muajit Janar dhe Shkurt 2019. Ndeshjet midis skuadrave do të zhvillohen me sistem grumbullimi, me një takim. Ekipet pjesëmarrëse do të zhvillojnë ndeshjet sipas skemës së mëposhtme:

Gjymëfinale

Për përcaktimin e çifteve gjysmëfinaliste hidhet short i lirë ndërmjet 2 skuadrave të kualifikuara nga turi i dytë i Grupit A dhe Grupit B , U-17 & U-19. Dy skuadrat e kualifikuara të grupit A do të jenë të vendosura në vazon e parë dhe 2(dy) skuadrat e kualifikuara të Grupit B do të jenë të vendosura në vazon e dytë.

Skuadrat e vazos së parë do të luajnë me skuadrat e vazos së dytë që do të përcaktohen nga shorti. Ekipet fituese të dy çifteve gjysëmfinaliste do të luajnë ndeshjen finale për të përcakuar skuadrën fituese të Kupës së Shqipërisë U-17 dhe U-19.