Ish-trajneri i përfaqësueses së Shqipërisë, Xhani De Biazi, është ende në pritje të një “oferte të duhur” për të vazhduar karrierën e tij.

Por me sa duket, pas eksperiencës së dështuar te Deportivo Alavesh, tekniku nuk dëshion të ngutet me vendimet që do të marrë.

Kohët e fundit, për trajnerin ishte shfaqur një mundësi rikthimi te skuadra që kishte drejtuar më parë në fillimet e karrierës së tij, SPAL.

Ekipi i vogël i qytetit të Ferrarës po vuan në këtë sezon në Serinë A dhe i nevojitet një trajner me eksperiencë që të ndërrojë situatën.

Drejtuesit e klubit kanë kontaktuar në ditët e kaluara me De Biazin dhe i kanë ofruar atij mundësinë për të marrë drejtimin e skuadrës deri në fundin e sezonit, me shpresën që ai të arrijë t’i sigurojë asaj mbijetesën.

Por De Biazi ka refuzuar, duke mos dashur më një ekip në vështirësi të mëdha, pasi nuk dëshironte që të njihej si një trajner tipik për skuadra të tilla.

Ndaj tekniku është ende në pritje të një oferte të mirë, të cilat ishin të shumta kur drejtonte Shqipërinë, por u zhduken mënjëherë sapo ai la drejtimin e saj. /vipsport/