Bruno Puja ishte protagonisti i barazimit të sotëm mes Egnatias dhe Teutës, teksa i priti penalltinë Kallakut duke ruajtur barazimin 1-1.
“I kënaqur që morëm një pikë se ndeshja mund të humbej siç e patë te penalltia. Kishim pritshmëri, patëm raste, mund të mbyllnim ndeshjen e nuk shënuam. Kur nuk e bën, është ai ligji i pashkruar.
Aleni normalisht është portier me cilësi të mira dhe çdo ditë mësojmë nga njëri-tjetri, shkojmë mire me njëri tjetrin, shkëlqyeshëm.
Kur je portier është pak më e vështirë të bëhen rotacionet ndaj do presim, nuk kemi çfarë të bëjmë. Aleni ka bërë një sezon të mirë, duhet ta pranojmë”, tha për “Oversport” Puja pas duelit.