Xhenik Karrasko vendosi të largohej drejt Kinës në janarin e kaluar. 25-vjeçari belg firmosi për ekipin e Dalian Jifang, ndërsa aventura e tij kineze ka patur ulje-ngritjet e veta.

Kohët e fundit lojtari është përfshirë në një rast mediatik. Anësori ofensiv ka patur një debat me një shok skuadre, palët kanë nisur sherrin mes tyre dhe Karrasko e ka goditur duke i thyer hundën.

Në një prononcim për “Dalian Evening News”, Karrasko ka treguar të vërtetën e ngjarjes dhe thyerjen e hundës së Jin Pengxiang. Belgu ka vendosur të bëjë një gjest të bukur, duke paguar shpenzimet mjekësore të shokut të tij, por paratë nuk kanë mbërritur kurrë në destinacion.

“Ka ndodhur disa kohë më parë, në stërvitje, u përleshëm dhe ai theu hundën. Nga pikëpamja ime, Jin Pengxiang është një futbollist dhe njeri shumë i mirë. I kam kërkuar falje dhe shpresoj të jemi shokë skuadre dhe në sezonin tjetër. Gjatë kësaj kohë çfarë nuk është thënë për mua. Dua të jem i qartë, në fillim i ofrova 10 mijë euro për shpenzimet mjekësore, por menaxherët e mi nuk e menaxhuan mirë situatën dhe paratë nuk mburriten te Pengxiangu.”

“Dikush pretendon se ai më ka kërkuar një shumë më të madhe për dëmin e bërë. Unë flas drejtpërdrejt me Pengxiang dhe ai kurrë nuk e ka bërë një gjë të tillë. Shpresoj që kjo histori të mbyllet në mënyrën më të mirë dhe në kohën më të shkurtër të mundshme“, përfundon Karrasko./sport-ekspres/