Saktësia gjermane nuk fal. Ekipi i Augsburgut bëri të ditur se ka pezulluar futbollistin Daniel Opare për shkak të zakonit të tij për të gënjyer rregullisht drejtuesit dhe shokët e ekipit.

Titullar në krahun e majtë të mbrojtjes dhe një nga yjet e Kombëtares së Ganës, lojtari ka mohuar shpeshherë gabimet e tij edhe në rastet kur është vënë përpara fakteve të pamohueshme.

Ajo që ka mbushur kupën ka qenë kontakti i tij i fshehtë me Shalken, që është zbuluar nga klubi i Augsburgut që, në komunikatën për shtyp, ka njoftuar ndër të tjera se:

“Opare gënjen shumë dhe kjo bie ndesh me vlerat e klubit tonë. Për momentin, ai është i pezulluar dhe që nga ky çast është i lirë të kërkojë një ekip ku sjelljet e tij të pranohen”.