Bajern Mynih shkon drejt supersfidës në Ligën e Kampioneve me PSG-në në formë të mirë dhe me shumë moral të lartë pas fitores së dytë radhazi në kampionat që i ka mundësuar që të ruajë kryesimin e Bundesligës.

Bavarezët mundën sot me shifrat 3-0 me lehtësi ekipin e Bohum. Myler në pjesën e parë dhe pastaj Koman e Gnabri në të dytën ishin autorët e golave për skuadrën e Nagelsman.

Kjo e fundit ka lënë pas pasiguritë e deritanishme dhe trajneri kishte edhe luksin që t’i jepte minutat e parë në Bundesligë Arijon Ibrahimoviç, të riut shqiptar i cili është bërë pjesë e skuadrës së parë të bavarezëve.

Megjithatë, pas krahëve të tyre me vetëm 3 pikë diferencë gjendet Borusia Dortmund e cila ka regjistruar fitoren e 5-të radhazi në kampionat duke mundur 2-0 në transfertë Verder Bremenin.

Rezultatet
Bajern Mynih-Bohum 3-0
Frajburg-Shtutgart 2-1
Hofenhajm-Bajer Leverkusen 1-3
Mainz-Augsburg 3-1
Verder Bremen-Borusia Dortmund 0-2