Tek Vllaznia e basketbollit ka serish ndryshime ne pankine. Trajneri kroat Vladimir Ivankoviç ka kerkuar te largohet nga drejtimi i kuqebluve dhe presidenti Xhaferi e ka gjetur menjehere pasuesin e tij.

Ne fakt nuk eshte nje emer i panjohur per ekipin shkodran. Behet fjale per malazezin Darko Vujaçiç i cili e ka drejtuar edhe me pare ekipin shkodran dhe madje eshte shpallur kampion me te. Ai ka firmosur pasditen e sotme kontraten me klubin e basketbollit Vllaznia.

Kjo behet e ditur nga njoftimi i shoqates se basketbollit ku shkruhet: “Pas largimit per arsye personale nga drejtimi i kuqebluve te kroatit Vladimir Ivankoviç, sonte ne darke klubi i basketbollit Vllaznia ka prezantuar trajnerin e ri, malazezin Darko Vujaçiç.

Nje emer i njohur ne Shkoder, me mentalitetin e kampionit, ku ne vitin 2015 ne drejtimin e Vllaznise eshte shpallur kampion i Shqiperise.

Vujaçiç eshte prezantuar mbremjen e sotme nga presidenti Alban Xhaferi dhe ka zhvilluar seancen e pare stervitore me ekipin”.