Shtatë humbje në shtatë transferta. Është kjo statistika e rëndë që penalizon trajnerin e Inter, Luciano Spalletti lidhur me ndeshjet kundër ekipeve angleze. Londra mirëpret atë dhe Interin mes shiut, errësirës, trafikut dhe vonesave ajrore. Gjithsesi në Wembley, është hera e parë.

“Nesër mbrëma nuk ka kohë për frikë. Nuk ka presion që të qëndrojë, jemi në Wembley, një prej monumenteve të futbollit europian, por ne vijmë nga “San Siro” dhe jemi mësuar me historinë dhe nxehtësinë e ndeshjeve. Është termometri për të parë nëse është niveli i Inter ose jo”, deklaroi Spalletti.

Për trajnerin e Inter, kjo ndaj Tottenham është një ndeshje për kualifikim ose eliminim: “Duhet të mendojmë për një ndeshje në përballje direkte, jo në optikën e grupit. Nëse nuk çojmë në shtëpi rezultatin e duhur, atëherë mund të mos jemi më padronë të fatit tonë.

Nuk kemi avantazhe, kualifikimi është i gjithi për tu siguruar. Kualifikimi ndodhet brenda rezultatit të ndeshjes ndaj Tottenham. Mundësia për t’u kualifikuar është reale, por duhet të djersitim deri në pikë ne fundit”.

“Nuk ka asgjë për të fshehur, do të jetë një ndeshje me fytyrën e hapur. Çelësi është në cilësinë e ndërtimit të lojës. Të mbrohemi në limitet e zonës nuk do të funksionojë.

Nuk duhet të lejojmë hapësira dhe t’i lejojmë që të rinisin sulmet, por duhet të bëjmë ndeshjen tonë. Nuk dua që Inter të presë dhe të shkelet me këmbë. Ndihem keq nën këmbët e të tjerëve”, përfundoi trajneri i Inter, Luciano Spalletti.