Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREInteri ndalet në shtëpi nga Napoli

Interi ndalet në shtëpi nga Napoli

Interi i ka ndaër pikët ne Napolin në kuadër të javës së 29-të në Serie A, pasi ndeshja përfundoi 1-1.Nerazzurët filluan furishëm ndeshjen, përkundër eliminimit të hidhur nga Liga e Kampionëve prej Atletico Madridit në mesjavë.

Ky mund i tyre u shpërblye në minutën e 43-të, kur Alesandro Bastoni asistoi te Mateo Darmian që realizoi për 1-0.

Pjesa e dytë ishte më e luftuar nga Napoli, me çka edhe arritën të nxirrnin një pikë të madhe në këtë udhëtim.

Juan Jesus realizoi nëminutën e 81-të për 1-1, ndërsa vendasit u munduan deri në fund që të arkëtonin tri pikë, por që mbetën të kënaqur me një në fund.

Pas javës së 29-të, Interi vazhdon të jetë lider me 76 pikë, ndërsa në xhiron e 30-të takohen me Empolin. /Telegrafi/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments