Po luan sezonin e tij te pare ne Kosove dhe po ben mire. Mesfushori shkodran Klaudio Leka eshte bere pjese e Lirise se Prizrenit dhe po e ndihmon ate ne rrugen drejt ngjitjes ne Superlige. Ai po ben nje sezon shume te mire duke qene shume aktiv me lojen e tij.

Liria per momentin ndodhet ne vendin e dyte te renditjes, vetem tre pike larg ekipit qe kryeson dhe padyshim qe ne tre ndeshjet e mbetura do te luftoje fort per te kapur te parin dhe per ta sigurisht Superliges direkt dhe jo per te pritur pastaj fazen play-off.

Leka shpreson shume qe skuadra e tij t’ia dale me sukses sepse ka bere nje sezon te mire. Nje gje te tille e ka bere te ditur permes nje interviste dhene per gazeten “Shkodra Sport” kur eshte shprehur:

– Klaudio, sezoni juaj i pare tek Liria e Prizrenit. Si po ndjeheni aty?

Ndjehem shum mire, sepse gjeta nje ambient te ngrohte. Te gjithe pjestaret e skuadres me afruan dhe u ambientova shume shpejt me grupin.

– Jeni shume prane ngjitjes ne Superligen e Kosoves, besoni se do ia dilni deri ne fund te sezonit?

Po, une besoj. Jemi vetem 3 pike larg vendit te pare, kur kanr mbetur dhe 3 ndeshje per t’u luajtur. Kam shume besim se do e arrijme objektivin tone sepse po luftojme çdo ndeshje qe te edhe njekohesisht presim hapin fals te kundershtarit tone, por e rendesishme eshte qe ne te kryejme detyren tone ne menyren me te mire. Nese nuk arrijme vendin e pare, do luajm ne play-off ku besoj se mund t’ia dalim te ngjitemi ne Superlige.

– Jeni i kenaqur me aktivizimin tuaj?

Per sa i perket pjeses se aktivizimit, jam teper i kenaqur. Per kete e falenderoj trajnerin qe me ka dhene besimin te luaj dhe te marr sa me shume minuta.

– E fundi, do vijoni qe te jeni serish pjese e ekipit Liria edhe sezonin e ardhshem?

Per momentin çdo fokus eshte tek objektivi qe kemi dhe ende nuk kam asnje diskutim me klubin per te ardhmen. Pas mbylljes se kampionatit besoj se do ulemi te flasim per pjesen e kontrates.
Intervistoi: Marinela MATIJA