Ndonese mendja eshte e perqendruar tek sfidat e “Conference League”, merkatoja e Vllaznisë nuk është mbyllur ende.

Drejteusit e klubit krahas ndeshjeve të Conference League po punojnë edhe për afrimet e reja që do të bëjnë gjatë kësaj merkato.

Shkodranët mesohet se kanë siguruar shërbimet e sulmuesi kroat, Ante Aralica. 25-vjeçari ishte pjesë e Hermannstadt në ligën e parë rumune.

Vllaznia po ashtu flitet se ka rinisur sërish bisedimet me Bruno Telushin. Mesfushori është për momentin pa skuadër dhe pak javë më parë e refuzoi ofertën e parë, ndërsa tani palët do të bisedojnë sërish për gjejtjen e një akordi të ri.

Ne ditet ne vijim priten te tjera levizje ne kampin shkodran. Synimet e drejtuesve jane shume ambicioze per te nderuar nje skuader pretendente per sezonin e ri./SHKODRA-SPORT.COM/