Ka qene te Terbuni vjet, u largua per te Burreli dhe rikthehet serish ne Puke per te vijuar projektin e nisur nga drejtuesit per nje rikthim te mundshem ne Superlige. Alert Alcani duket shume ambicioz ne kete projekt, ka mbeshtetjen e drejtuesve te klubit dhe nuk i trembet aspak faktit qe kundershtare do kete ekipe me emer si Dinamo, Skenderbeu, Flamurtari etj.

Tekniku i njohur lezhjan mbremjen e sotme ka dhene nje interviste per gazeten “Shkodra Sport” teksa ka folur per shume gjera qe kane te bejne me punen ne krye te skuadres pukjane. Per me teper, ju ftojme te lexoni te plote kete interviste ne gazeten tone:


– Alcani, nje start me barazim ndaj Skenderbeut ne pamje te pare duket nje rezultat jo i keq. Po per ju si ishte?

Te them te drejten e kishim pergatitur shume mire ndeshjen duke ditur se perballe kishim nje skuader si Skenderbeu, nje ekip shume i forte dhe me shume emer ne futbollin shqiptar keto 10 vitet e fundit. Me duhet ta pranoj se korçaret kishin ne gjirin e tyre nje grup te mire lojtaresh.

Por nga ana tjeter edhe une e kisha pergatitur ashtu si duhet ekipin tim, me idene e qarte per ta fituar ndeshjen. E dominuam pjesen e pare, shenuam, por nje gabim i vogel ne fund te pjeses se pare dhe ato na shenuan me nje penallti. U munduam te benim disa ndryshime ne pjee te dyte, por dhe mungesa e Hyses dhe Krasniqit na penalizuan shume dhe per kete arsye, u detyruam te pajtohemi me barazimin.


– Megjithate i kenaqur me nje pike ndaj nje skuadre si Skenderbeu?

Po ne fakt jam i kenaqur ne rradhe te pare me lojen e zhvilluar dhe po ashtu edhe me piken e marre.


– Jane disa futbolliste shkodrane te Terbuni. Kerkese e Alcanit per t’i patur ne skuader apo…?

Me disa kemi bere zgjidhje qe kur isha te Terbunit ne pjesen e para te sezonit te kaluar kur une isha pjese e tij dhe ato i gjeta serish tani qe shkova. Jan lojtare dhe çuna shume te mire qe besoj se do t’i japin shume ekipit.

– Te shtunen drejt Burrelit per fitore?

Te jem i sinqert ne çdo vend kur luaj, brenda apo jashte, e pergatis ekipin ta fitoje ndeshjen, pavaresisht se kush eshte kundershtar.


– Por riktheheni ne Burrel, ne qytetin ku drejtuat deri para pak muajsh, emocione?

Po normale pak, ndoshta sepse edhe aty ia kam kaluar mire per aq kohe sa qendrova aty.

– Nje kampionat i forte ky i sivjetmi i kategorise se pare?

Une mendoj qe eshte shume i fort me ekipe si Skenderbeu, Dinamo, Flamurtari etj. Jane ekipe qe i kane dhene shume futbollit shqiptar dhe mendoj se do jete nje lufte edhe per lart edhe per posht pasi dalin 4 ekipe nga kategoria.


– Dhe ku do jete Terbuni ne kete lufte?

Te rrime me kembe ne toke. T’i marim ndeshjet me rradhe edhe pse ambicjet e mia jane per lart. Te pakten te kapim zonen e play-off edhe pse jo dhe me lart pasi mendoj se kemi bere nje grup te mire futbollistash qe e njohin mire kete kategori.


– E fundit, Alcani me nje pervoje te madhe ne Superlige si lojtar, a ka ambicje per te qene edhe trajner aty dhe jo vetem ne kategori te pare?

Te them te drejten, nje trainer gjithmone ka ambicje per me lart. Mendoj dhe po punoj fort qe nje dite te jem edhe une aty ku duhet dhe pse jo aty çdo trainer e ka enderr.
Intervistoi: Gjergj KOLA