Kristjan Asllani regjistroi dje asistin e tij të parë në Serie A me fanellën e Interit. Mesfushori shqiptar dha një kontribut të çmuar në fitoren 1-0 kundër Fiorentinës, duke marrë edhe përgëzimet e trajnerit.

Simone Inzagi është pyetur në lidhje me talentin e Kombëtares shqiptare gjatë intervistës së dhënë për “DAZN”-in, ku ka ka vlerësuar me fjalë pozitive performancën e Asllanit në fushën e lojës.

“Ai (Asllani) ishte shumë mirë, nuk kisha dyshime. Kisha dyshime vetëm nëse ai do të pranonte edhe një vit tjetër pas Çalhanoglusë. Është 100% brenda grupit. Gjithmonë stërvitet mirë dhe është fat për një trajner të ketë djem si ai.

Jam i lumtur për asistin e tij. Ai rezistoi 95 minuta dhe kjo është një dëshmi se si stërvitet”, ka deklaruar Simone Inzagi./Sport Ekspres/