Ish-futbollisti Vllaznise Demir Imeri eshte zyrtarisht futbollist i Egnatias. Ai ka patur kontakte me disa ekipe te kampionatit shqiptar dhe jo vetem, por se fundi ka zgjedhur te luaje per rrogozhinasit.

Gjate sezonit te kaluar ka dhene nje kontribut jo te vogel per kuqeblute duke ndihmuar ne fitimin e Kupes se Shqiperise dhe vendin e dyte ne kampionat.

Megjithate ne Shkoder nuk kane dashur te rinovojne me te dhe si rrjedhoje, ai ka dale lojtar i lire. Tashme ai do te vihet ne dispozicion te trajnerit Magani per sezonin e ri.

Imeri eshte nje futbollist me te dhena shume te mira, megjithate ne gjysmen e dyte te sezonit te kaluar, por gjithsesi raporti i tij me tifozet shkodrane u prish dhe kjo ndoshta ndikoi ne te ardhmen e tij./SHKODRA-SPORT.COM/