Champions League për sezonin e ri do të nisë më datën 14 shtator, ku në këtë datë dhe në atë pasardhësen do të luhen sfidat e para të vlefshme për fazën e grupeve.

Për disa javë me radhë do të vazhdojnë të luhen sfidat deri më 7-8 dhjetor, ku do të jenë mësuar të gjitha ekipet e kualifikuara për në raundin e ardhshëm.

Ndeshjet e fazës së ardhshme luhen më 15-16 dhe 22-23 shkurt, ndërsa ato të kthimit në Mars. Finalja e madhe e këtij edicioni do të luhet më 28 maj në stadiumin e Shën Petersburgut “Krestovski Stadium”.

Pretendentët do të jenë të shumtë, por sigurisht që do të ketë edhe surpriza të mëdha gjatë rrugëtimit.