Ka qendruar tete vjet prane Vllaznise, tre si zevendespresident dhe pese te tjera si president. Nje periudhe ku ne fakt fitoi vetem nje Kupe te Shqiperise (viti 2008), por skuadra e drejtuar prej tij ka qene gjithmone konkurruese dhe pjesmarrese ne Kupat e Europes.

E kemi fjalen per ish- presidentin e klubit shkodran Valter Fushaj i cili ne fakt qe prej veres se vitit 2011 eshte larguar nga futbolli, por gjithsesi ajo periudhe ka lene nostalgji tek biznesmeni i njohur.

Nje gje te tille e ka shfaqur edhe ne mbremjen e 105 vjetorit te Vllaznise ku ka qene i ftuar nga drejtuesit aktuale te klubit. Ne nje moment te saj, nuk ka ngurruar te beje edhe disa foto me sportiste e trajnere me te cilet ka punuar.

Siç dhe mund ta shikoni, perkrah tij bashke edhe me presidentin aktual Alban Xhaferi, kane qene edhe ish- trajneri Dervish Haxhiosmanoviç dhe po ashtu edhe ish- futbollistet Armir Grima, Suad Lici, Safet Osja, Vioresin Sinani, Luan Zmijani, Asim Gjokoviç, Amarildo Belisha, Edmond Doçi, Dritan Smajli e Rudi Beka.

Nje mbremje qe kesisoj ka sherbyer jo vetem per te festuar ditelindjen e Vllaznise, por edhe per te kujtuar shume momente te bukura te kaluara ne vite ne mes brezave te ndryshem./SHKODRA-SPORT.COM/