Edi Martini ka folur para ndeshjes Teuta – Vllaznia që do të luhet të dielën në orën 19:00.

Ish-sulmuesi i njohur i shkodranëve foli për një sërë çështjesh, por u ndal veçanërisht te kërkesa e klubit bardhekuq për të pasur gjyqtarë të huaj te ky takim që është mjaft i rëndësishëm për të dy ekipet.

Për mikrofonin e RTSH-së, Martini deklaroi: “Unë nuk mendoj se arbitrat i kanë hëngër hakun Vllaznisë. Nuk mendoj se është zgjidhje e duhur që ndeshja ndaj Teutës të gjykohet nga gjyqtarë të huaj.

Nëse do të pranohej kjo, i bie që të gjitha sfidat e Vllaznisë t’i arbitrojnë të huajt. Unë mendoj se skuadra shkodrane duhet të luftojë fort në këtë garë të vështirë, pasi së fundmi dashje pa dashje u bashkua dhe Flamurtari në vallen për mbijetesë“, u shpreh Martini./newsport/