Ekzekutivi i shumësporteve shkodrane me një shkresë zyrtare dorëzuar gjatë stërvitjes i ka bërë me dije ish volejbollistes së njohur se nuk do të jetë më në krye të rrjetës së ekipit të kryeqendrës së veriut.

Largim që nuk është pritur mirë nga Goga për shumë arsye. Së pari sipas saj ekzekutivi komunikimin duhet tia bënte në kushte zyrtare dhe jo në stërvitje.

Së dyti, ndërprerjen e marrëdhënieve nga skuadra e ringritur prej saj duhet ta bënte në kushte të tjera shumë më zyrtare edhe për gjithë ato sakrifica që janë bërë për të rikthyer ekipin e Vllaznisë e shumë më tepër në këto dhjetë vite për ta mbajtur mes ekipeve më të mira.

Sadie Goga i përket volejbollisteve më të mira të Vllaznisë së Shkëmbit, Alibalit, Vasos, e shumë të tjerave. Për këtë arsye kur të tjerët për gati 20 vjet e kishin lënë në harresë këtë ekip ishte Goga ajo që vendos ta rikthejë.

Pas titujve me të rejat vendos të kalojë me këtë grup lojtaresh tek të riturat dhe për vite me radhë ka qënë aty si askush tjetër. Vjen një moment dhe e largojnë.

Pa dëshirën e saj sigurisht. Por ajo çfarë e ka bërë të mos ndjehet mirë trajneren është mënyra sesi e kanë larguar./newsport/