HomeFUTBOLL - KATEGORIA E PAREIsh- trajneri i Vllaznisë kandidat për pankinën e skuadrës së njohur?

Ish- trajneri i Vllaznisë kandidat për pankinën e skuadrës së njohur?

Flamurtari ka mbetur ende pa trajner qe pas shkarkimit te Dritan Resulit dhe gjithe stafit te tij. Nderkohe ne Vlore kane filluar te qarkullojne emra te ndryshem kandidatesh per pasuesin e tij.

Opsioni i parë i Sinan Idrizit mbetet një trajner brenda familjes por ka edhe emra që po përfliten për të marrë drejtimin e Flamurtarit.

Një prej tyre është Eqerem Memushi. 58- vjeçari e ka drejtuar skuadrën si trajner në vitet 2006, 2007, 2008 dhe 2009. Ai e njeh mjaft mirë ambientin në Vlorë dhe së fundi është parë shpeshherë edhe në stadium. Ka eksperiencë të konsiderueshme si trajner pasi më parë ka drejtuar shumë skuadra si: Bylis, Tomorri, Apolonia, Naftëtari, Vora dhe Orikumi.

Edmond Liçaj, është një tjetër kandidat për stolin vlonjat. Ka qenë trajner i Flamurtarit në kohën kur klubi drejtohej nga Shpëtim Gjika. Por ka bashkëpunuar edhe me Sinan Idrizin teksa disa vite më parë kishte rolin e drejtorit në klub. Janë edhe kandidatë të tjerë në lojë.

Në klub po qarkullon edhe emri i ish-trajnerit të Apolonisë Veljko Dovedan. Serbi 69- vjeçar vjen më së shumti si i vetëofruar. Jo vetëm kaq, por në Vlorë po qarkullojnë edhe emra të tjerë si ai i Bledar Devollit, Stavri Nicës i sapo larguar nga Kukësi, apo edhe i ish- trajnerit te Vllaznise Migen Memelli dhe Ernest Gjokës.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments