Ish- videonalisti i Vllaznise Xhoen Tugu, prej pak kohesh ka nisur pune ne Federaten Shqiptare te Futbollit. Ai ka perfunduar ne Spanje masterin për menaxhim të sporteve, por nuk ka hequr dore nga puna si video- analist dhe per here te dyte shfaqet ne aktivitet qe organizon Federata.

E ka bere nje gje te tille edhe se fundi kur është zhvilluar pranë ambienteve të “Shtëpisë së Futbollit” një takim me të gjithë video-analistët dhe trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave. Në këtë takim ishte prezent dhe Drejtori Teknik i FSHF-së, Fulvio Pea si edhe përgjegjësi i sektorit të video-analizës në FSHF, Alarico Rossi. Dhe prezent ka qene siç e shikoni ne foto edhe Xhoen Tugu.

Ky takim ishte shumë konstruktiv për krijimin e një marrëdhënieje më të mirë pune në nivel teknologjik brenda stafeve kuqezi.Në veçanti u diskutua se si mund të punohet në përgatitjen e grumbullimeve të ekipeve Kombëtare me video të personalizuara nga stafi për lojtarët. Sot teknologjia të jep mundësinë të kesh shumë zgjidhje në nivel teknologjik, veçanërisht për të njohur futbollistët e rinj me elementet e gjeneratave të fundit.

U diskutua se si të punohet me platformën Hudl, që të mundëson të analizosh dhe mbi të gjitha të ndash punën e ekipeve kombëtare përmes shumë pajisjeve. Takimi ishte gjithashtu një mënyrë për të rritur bashkëpunimin midis trajnerëve dhe analistëve, duke qenë se u diskutuan edhe tematika që lidhen me fluksin e punës para dhe gjatë grumbullimeve.

Sakaq, objektivi kryesor i këtij takimi është të fillojë rritja profesionale e trajnerëve dhe stafit të ekipeve Kombëtare të moshave për t’iu afruar gjithnjë e më shumë modelit të punës së stafit profesional të nivelit më të lartë.