Në Itali duan që futbolli të rifillojë me çdo kusht dhe për momentin, shqetësimi më i madh I tyre nuk ëss të respektohen afatet e vendosura nga UEFA. Kjo e fundit u ka kërkuar të gjitha vendeve që të raportojnë për planet e tyre për mbylljen e këtij seozni më datë 25 maj dhe të kenë një plan për të mbyllur edicionin brenda javës së pare të muajit gusht.

Por nëse shumë shtete po nguten për të mbaruar brenda këtyre afateve, mes të cilave edhe Shqipëria, në Itali kërcënimi i UEFA-s nuk pi ujë. Duke e ditur se janë një treg i rëndëishëm dhe UEFA nuk do të veprojë kundër tyre, në Itali i kanë marrë gjërat shtruar dhe prioritare kanë vënë shëndetin e futbollistëve.

Për këtë aryse, sot është zhvilluar një mbledhje mes Komitetit tekniko-shkencor të qeverisë italiane dhe Federatës Italiane, ku është diskutuar kthimi në fusnhë e lojës me siguri, por sidomos edhe duke evituar probleme që mund t’u lindin lojtarëve.

Sipas asaj që është mësuar nga mediat italiane, ideja është që gjithçka të fillojë me Serinë A në fushë, për të vazhduar më pas me Serinë B e ndoshta me Serinë C nëse do të hidhet poshtë vendimi i djeshëm për të mbyllur kampionatin e kësaj të fundit në tavolinë. Sa u përket ligave më të ulëta, në Itali janë të ndërgjegjshëm se nuk mund të përmbushin kushtet e kërkuara të sigurisë shëndetësore, ndaj ato po shkojnë drejt mbylljes.

Ndërkohë është diskutuar edhe për shtrirjen e ndeshjeve në kohët e duhura për të mos rrezikuar shëndetin e lojtarëve gjatë periudhave të nxehta. Parimisht, është rënë dakrod që kalendari të studiohet edhe për një zgjatje të mundshme përtej javës së pare të gushtit, në mënyrë që lojtarët të mund të jenë të qetë edhe në këtë aspekt dhe të mos sforcohen me sfida të ngjeshura. /vipsport/