Kalimi I shume shteteve ne nje faze te dyte per me qellim per te hapur rruget per rikethimin e jetes normale,sidomos asaj ekonomike, rikthimin ne vendet e punes dhe te turizmit, po behet me shume kujdes e masa paraprake.

Edhe sportet e ne vecanti futbolli,edhe pa dhene ndonje shenje shprese nga hyrja ne fazen e dyte,kerkojne te dalin ne skene dhe
te realizojne ambiciet dhe objektivat qe I kishin shpallur qe me fillimin e aktiviteteve kombetare per 2019-2020.

Ndonese disa nga aktivitet ne shkalle europiane e boterore ,dhe jo pak por dhjete te tilla ku ma e rendesishmja Olimpiada e Tokios dhe Euro 2020 ne futboll,I kishin mbyllur dosjet e tyre per te shpresuar ne 2021,dhe disa shtete si Franca, Belgjika etj shpalllen kampionet e tyre ne tovoline , Gjermania po rihap futbollin pa spektatore mbrenda ketij muaji, Italia, Spanja, Anglia po mendohen shume,duke bere kontrolle te perditeshme me tampon apo analiza seriologjike.

Po keshtu Presidenti Duka kembengul per te rifilluar kampionatin, pasi sic duket Tirana do te festoje titullin ne fushe e jo ne tovoline.
Por jane edhe aresyet madhore ato te deshtimeve financiare,qe nxisin presidentet e klubeve per nje ristartim te futbollit.
Lacio ketu ne Itali eshte e etur per te rihap skenen futbollistike e drejtori I saj teknik,Igli Tare as qe e mendon se nuk do te kete nje kampione pa provuar forcat ne fushen blerte.

Po cfare tregoi dalja e pare e futbollisteve ne stervitje ketu ne Itali?
Ekipi I Firenzes u shokue kur 6 futbolliste te saj u konstatuan nga analizat pozitiv. Sampdoria po ashtu me kater analiza pozitive,Torino nuk mungoje te rrjeshtohet ne kete liste me nje futbolliste pozitiv.Raste te tjera qe do te evidententohen ne ditet ne vazhdim gje qe ne se ndodhe do te e veje ne dyshim fazen dy javore te stervitjes per te garantuar nje rifillim jo te frikeshem e me pasoja.

Sa do te jete ne gjendje FSHF per te garantuar nje kontroll mjeksor ndaj KOVID-19 dhe per te bindur Edi Ramen se futbolli nuk eshte I rrezikuar nga “armiku I padukeshem”.?
Mungesen e futbollit e kane ndjere te gjithe,jo vetem klubet,presidentet,futbollistet,e ne vecanti spektatoret te cilet mbylljen e javes e shikonin si nje privilegj per gjetur clodhjen e argetimin.


Por ne se perpjekjet e masat jane te programuara,te kontrolluara qe te realizohet nje deshire e tille,jo gjthe shka varet nga protogonistet e kesaj deshire .
A mos valle eshte harrue dicka pet tu vene ne kontroll mjekesor? Kjo per ta mbyllur me nje shije humori kete meditim per futbollin.
Topi a duhet te vihet ne planin e kontrollit ANTIKOVID-19 ?


Por edhe topi ka kerkesen e tij. Per te qene I ndergjegjeshem se eshte ne mbrojtjen e futbollisteve, trajnereve dhe te gjithe atyre qe kane pune me,duhet te vihet ne qarkullim nje TOP I RI ME SPONSORIZIMIN E FIRMES “ANTIKOVID-19 !!

Namik Mehmeti