Java e trete e kampionatit te kategorise se dyte ka qene ‘ters’ per ekipet shkodrane pjesmarrese ne te. Si ‘Vllaznia B’ ashtu edhe Ada jane mundur sot, ndonese i kane luajtur ndeshjet ne fushen e tyre.

Keshtu, ‘Vllaznia B’ ka pritur ne ‘Reshit Rusi’ ekipin e Luzit dhe eshte mundur prej tij me rezultatin 0-2. Futbollistet kuqeblu ndonese kane qene ne vezhgim edhe te stafit teknik te ekipit te pare, nuk kane treguar asgje nga vlerat e tyre ne kete takim.

Luzi ka arritur te shenoje nga nje gol ne secilen pjese te lojes. Fillimisht ne te paren me ane te Sejdinit ne minuten e 28-te me nje 11-metersh, nderkohe qe ne pjesen e dyte Tabaku qe ka shenuar golin e dyte ne minuten e 47-te duke mbyllur ketu ndeshjen.Pas javes se 3-te, ‘Vllaznia B’ ka mbetur ne kuoten e tre pikeve dhe mban vendin e tete ne renditje.

Ne Velipoje nderkohe ka patur me shume lufte sportive ne sfiden mes Ades dhe Mirdites, ndonese takimi eshte luajtur pa pranine e tifozeve per shkak te denimit te fushes se vendasve. Ne fillim kane qene mirditoret qe kane shenuar te paret me ane te Gjokes ne minuten e 22-te dhe pjesa e pare kesisoj eshte mbyllur me fitoren 1-0 ne favor te mirditoreve.

Ne te dyten nderkohe velipojaket kane shtuar presionin dhe ne minuten e 73-te kane arritur te barazojne rezultatin me ane te mesfushorit Daniel Marku. U duk se ky gol do t’i jepte krahe futbollisteve te Ades per te kerkuar edhe golin e fitores, por ne fakt nuk ka ndodhur keshtu.

Ne minuten e 82-te ka qene Bozha qe ka shenuar golin e dyte per Mirditen, gol qe do te mbeste ne fuqi deri ne vershellimen e fundit te arbitrit. Perfundimisht 2-1 per kete skuader e cila me 9 pike kryeson renditjen sebashku me Luzin. Ndersa Ada me vetem nje pike deri tani, ndodhet ne vendin e parafundit.
www.shkodrasport.com