Roberto Martinez është gati të nisë aventurën si trajneri i kombëtares portugeze. Spanjolli zëvendësoi Santos në stol pas Botërorit Katar 2022.

Luzitanët janë pjesë e grupit J në eliminatoret e Euro 2024, bashkë me Islandën, Sllovakinë, Bosnjen, Luksemburgun dhe Lihtenshtejnin.

Përpara sfidës shtëpiake ndaj modestëve të Lihtenshtejnit, Martinez zbuloi edhe tre kapitenët e kombëtares së Portugalisë.

“Për momentin, kapitenët e Kombëtares do të jenë lojtarët me më shumë eksperiencë: Cristiano Ronaldo, Rui Patricio dhe Bernardo Silva.

Është shumë e rëndësishme të përqendrohemi te ndeshja e parë. Na presin dhjetë ndeshje kualifikuese, kështu që nuk duhet të gabojmë”, theksoi Martinez.