Tashmë nuk është më një mister, Silvinjo do të jetë kreu i ri i pankinës së Kombëtares shqiptar.

Prezantimi i tij do të bëhet më datë 9 janar, ndërsa vetë 48-vjeçari ka zgjedhur edhe stafin që do të ketë përkrahë në këtë përvojë të rëndësishme në karrierën e tij.

“Supersport” raporton se Zabaleta dhe Dorival Guidoni Xhunior do të jenë ndihmësit e Silvinjos në drejtimin e Kombëtares kuqezi.

Zabaleta është një emër mjaft i njohur në futboll, teksa ka qenë një lojtar i rëndësishëm i Mançester Sitit.

Ish-lojtari argjentinas ka luajtur edhe nën urdhërat e trajnerit Guardiola në vitin e tij të fundit te “qytetarët”.

Jo vetëm leksione nga Brazili, por ekipi ynë kombëtar do të ketë mundësinë të mësojë edhe nga një tjetër vend që ka prodhuar pafund futbollistë të nivelit të lartë botëror, Argjentina.