Trajneri i Kukësit, Mirel Josa kërkon që ekipi të jetë i kujdesshëm dhe të marrë pikët e shumëkërkuara, pasi tashmë nuk bëhet më fjalë për lojëra të bukura. Në një prononcim për RTSH Sport, trajneri kryeqytetas shprehet se skuadrën e ka gjetur mirë psikologjikisht, ndërsa shton se rivali i ardhshëm, Kastrioti, është shumë i vështirë.

Psikologjia pas fitores me Skënderbeun- “Skuadrën e gjeta të ngritur psikologjikisht sepse kishin bërë mirë dy ndeshje më përpara dhe kishin marrë trepikëshin. Tashmë, nuk bëhet fjalë për lojëra të bukura, por duhet të jemi shumë të kujdesshëm në marrjen e tre pikëve”.

Ndeshja me Kastriotin- “E kam ndjekur Kastriotin dhe e kam parë që në javët e para. Prej kohës kur ka fituar me Partizanin, barazimit me Tiranën, i kam ndjekur këto ndeshje. Është një skuadër që ka bërë mirë gjatë kampionatit, një skuadër që është shumë luftarake, është shumë e ngjeshur dhe di të dalë shumë mirë në kundërsulmet që bën. Është një ndeshje shumë e vështirë”.

Barazimi mes Partizanit dhe Vllaznisë- “Mua nuk më intereson Partizani apo Vllaznia që u ndalën në barazim. E pashë ndeshjen sepse ishte një takim i Superiores dhe ne duhet të kemi të qarta se çfarë paraqesin skuadrat. Ne duhet të shohim veten tonë dhe si të përmirësohemi, nuk duhet të shohim gjendjen e skuadrave në bazë të klasifikimit që kanë.

Kjo do të jetë shumë determinante për vazhdimësinë e punës. Të shohim çfarë do të ndodhë, megjithatë unë e kam deklaruar edhe më parë që Vllaznia është shumë larg”, u shpreh Josa. /VipSport/