Trajneri i Vllaznisë Mirel Josa i ftuar në emisionin “Arena Sport” në televizionin Rozafa mbrëmjen e djeshme e ka shprehur qartë optimizmin e tij për ndeshjen e rradhës, atë me Tiranën kryesuese të kampionatit. I pyetur nëse e tremb kjo skuadër, ai është përgjigjur: “Mua s’më tremb Liverpuli nëse do luanim me të dhe jo më Tirana”. Një deklaratë që flet qartë se tekniku i shkodranëve ka besim tek skuadra që ai drejton.

Josa shpreson tek kthimi në formën e duhur sportive të lojtarëve të grumbulluar me kombëtaren Shpresa pikërisht Sykajt dhe Vajushit dhe po ashtu edhe rikuperimin në kohën e duhur i Popoviç. Nëse këta gjëra shkojnë në rregull, ai mendon se shanset e Vllaznisë për të fituar janë të mëdha. Fakti që atë se tremb as Tirana dhe askush tjetër është shumë pozitive sepse injekton besim edhe tek futbollistët. Garancia financiare që jep Bashkia, kualiteti i lojtarëve që ka në skuadër Vllaznia janë tregues që vërtetojnë më së miri se gjërat do shkojnë mirë për ndeshjen e së shtunës ndaj bardhebluve. Mirel Josa megjithatë nuk ka dëshirë ta konsiderojë shumë përcaktuese këtë sfidën me Tiranën. “Nuk vendos shumë gjëra kjo ndeshje. Edhe nëse e fitojmë, do vlejë vetëm për një jave sepse në rast dështimi një javë më vonë në Vlorë, sërish do jemi në të njëjtat pozita prandaj më tepër duhet të punojmë për stabilizimin e rezultateve të skuadrës”-ka thënë ai.