Pas humbjes javën e kaluar me Vllazninë, “Juban Danja” është rikthyer tek fitorja duke mundur në sfidën e rradhës të kampionatit ekipin e Bilisht Sport.

Në ndeshjen e luajtur pasditen e sotme në kompleksin sportiv “Zmijani”, vajzat e drejtuara nga trajneri Legata kanë fituar me rezultatin e thellë 5-0 ndaj këtij kundërshtari.

Në pjesën e parë kanë qenë Kamberi dhe Aliaj që kanë shënuar duke bërë që ky 45 minutësh të mbyllej me shifrat 2-0 në favor të ekipit “Juban Danja”.

Në pjesën e dytë ndërkohë kanë ardhur edhe tre gola të tjerë nga vendaset, shënuar nga Kola, Krasniqi dhe Muho. Pëfundimisht 5-0 për “Juban Danja” që me këtë trepikësh është ngjitur në kuotën e 28 pikëve, duke mbajtur kësisoj vendin e katërt në tabelën e klasifikimit, katër javë para fundit të kampionat