Braziliani i Vllaznisë Silvio Rodrigues Pereira Junior është kthyer sërish tek goli pas 5 javësh shkëputje prej tij. Ai është një nga lojtarët kyç të ekipit kuqeblu. Me 6 golat e shënuar, është golashënuesi më i mirë i kësaj skuadre.

Në një intervistë të tij për “Panorama Sport”, Junior është shprehur edhe për atë që po përjeton në Shkodër. Gjithsesi lojtari që flet mirë me këmbë e kokë duke shënuar në portat kundërshatre ende nuk ka arritur që të mësoj qoftë edhe një fjalë shqip.

Pas dy muajsh rigjeni golin, i lumtur?

Normalisht që jam i lumtur për shënimin e atij goli në takimin e fundit ndaj Burrelit. Ishte një gol i rëndësishëm si për mua ashtu edhe për ekipin. Kjo më intereson ndoshta më tepër.

E nisët sezonin mjaft mirë, por në javët e fundit vuajtët. Çfarë ndodhi?

Kjo është pjesë e futbollit. Është e rëndësishme që shokët e skuadrës të shënojnë dhe ne të vazhdojmë të fitojmë.

Vllaznia është e para dhe duket se ngjitja është vetëm formalitet. Keni dyshime për rikthimin në Superiore?

Është shumë heret për ta thënë, por ne kemi shumë shanse dhe po punojmë shumë për të kaluar në superligë.

I lumtur në Shkodër dhe çfarë ju ka bërë përshtypje nga qyteti?

Po, është një qytet shumë i bukur. Njerëzit më trajtojnë shumë mirë këtu dhe gjithmonë më buzëqeshin.

Si e kaloni kohën e lirë?

Unë flas shumë me familjen dhe me shokët. Luaj video games, studioj dhe shikoj ndeshje më shumë se çdo gjë tjetër.

Kampionati si ju duket, ka cilësi?

Janë ndeshje shumë të vështira dhe ka lojtarë të mirë në këtë kategori.

Po për infrastrukturën çfarë mendoni?

Infrastruktura duhet që të përmir♪sohet. Lojtarët kanë shumë vështirësi dhe fushat e lojës duhet të jenë më të mira.

Miku më i mirë te Vllaznia?

Unë jam gjithmonë me portierin Sherri dhe me nigerianin Eziamaka. Këto janë miqtë më të afërt.

Keni kontratë deri në fund të sezonit, por nëse ju vjen një ofertë në janar do largoheshit?

Mendoj që ta përmbush kontraten time me Vllaznisë. Por nëse do të ketë një ofertë të mirë në janar për mua dhe Vllazninë, do ta mendojmë. Momentalisht nuk kam një ofertë.

Familja juaj ku jeton dhe nëse janë në Brazil, a e ndjeni mungesën e tyre?

Familja ime jeton në San Paulo, e ndjej largësinë dhe mungesën e saj. Por flasim çdo ditë në telefon.

Ushqimi shqiptar ju pëlqen? Cila është pjata e preferuar?

Nuk kam shijuar asnjë ushqim tradicional shqiptarë.

Keni mësuar ndonjë fjalë shqip? Nëse po, na thoni ndonjë?

Më vjen keq, por s’di asnjë fjalë shqip.

Së fundmi në fundjavë një takim me Dinamon, prisni tjetër gol dhe fitore?

Ne në çdo takim do të kërkojmë që të marrim fitore. Nga ana tjetër unë kërkoj që të vazhdoj e të shënoj. Kjo është puna ime. Të shënoj dhe të ndihmoj ekipin në arritjen e një tjetër fitoreje. Nuk ka takim të lehtë, por gjithsesi shpresoj që ne do të fitojmë sërish.
© shkodrasport.com