Juventus nuk e ka patur te veshtire te kaloje Bologna-n. Ishte një sfidë që parashikohej të fitohej nga vizitorët dhe ashtu ndodhi. Me këto tri pikë të grumbulluara pas fitores së pastër 3-0, Juventus kalon Inter në renditjen e Serie A duke iu afruar Napolit që kryeson kampionatin. Sfida filloi menjëherë me dominimin e miqve të cilët arritën të shënonin në minutën e 27’ me Miralem Pjanic.
Një goditje standarde e ekzekutuar në mënyrë të përsosur nga boshnjaku, por edhe portieri i Bologna-s mund të kishte bërë më shumë. Përpara pushimit Juve dyfishon rezultatin me Mandzukic, i cili pasi futet në zonë godet bukur duke mundur për të dytën herë portierin. Që aty u duk një ndeshje e fituar pasi Bardhezinjtë asnjëherë nuk kanë humbur një ndeshje ku ka shënuar kroati. Pas pushimit ishte edhe Matuidi ai që shënoi emrin e tij në listën e golashënuesve me një gol të shënuar nga distanca në minutën e 64’.