Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREJuventus do të nëshkruajë me Nico Williams në janar

Juventus do të nëshkruajë me Nico Williams në janar

Juventusi dëshiron të nënshkruajë me Nico Williams nga Athletic Bilbao në merkaton e janarit.

Sezoni i dobët i ‘Zonjës së Vjetër’ tregon nevojën urgjente për përforcime me AS që raporton se anësori 20-vjeçar është objektivi i tyre i parë i transferimit.

Max Allegri po harton një treshe sulmuese me Vlahovic, Chiesa dhe spanjollin me rrënjë ganeze për ta plotësuar ofensivën.

Williams po kalon një sezon të jashtëzakonshëm me 4 gola dhe po aq asistime në 15 paraqitje për Bilbaon, ndërsa ka rënë në sy në formacionin e tij në Kupën e Botës, ku madje është paraqitur në të dyja ndeshjet e grupit si zëvendësues.

Vlera në treg e futbollistit aktualisht arrin në 25 milionë euro.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments